Lotët e Ter Stegen

Marc-André Ter Stegen ka pasur përshëndetje emocionuese me tifozët e Borussia Monchengladbachut. Portieri nuk i përmbajti dot lotët, gjatë ceremonisë së lamtumirës së tij. Ter Stegen pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë.

Sport

04/05/2014 15:52

Marc-André Ter Stegen e zhvilloi ndeshjen e fundit në Borussia Park. Portieri, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës, është përshëndetur me tifozët e tij pas ndeshjes ndaj Mainz, të cilën e fitoi ekipi i tij 3:1.

Ndërkaq, ndeshjen e fundit në fanellën e Gladbachut ai do ta zhvillojë fundjavën e ardhshme, kundër Wolfsburgut.

Sigurisht, ai e kaloi një eksperiencë të jashtëzakonshme për katër vjet dhe kjo nuk mund të harrohet lehtë.

Për këtë, pas ndeshjes u organizua një ceremoni e shkurtër për nder të Ter Stegen, i cili nuk arriti t’i përmbante dot lotët, kur u përshëndet nga tifozët.