Lopetegui shet edhe një yll të madh në Real Madrid, gjen sulmuesin e ri

Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui planifikon ndryshime në sulm për sezonin e ri.

Sport

14/07/2018 08:38

Julen Lopetegui dëshiron të bëjë një ndryshim në sulm pas shitjes së Cristiano Ronaldos në Juventus.

“Cadena Ser” raporton se trajneri i ri i Real Madridit është i gatshëm ta shesë edhe qendërsulmuesin Karim Benzema.

Ylli francez ka zgjuar interesim nga Napoli në Serie A dhe disa klube nga Premierliga, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Lopetegui tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e tij. Lopetegui dëshiron transferimin e sulmuesit Rodrigo, nga rivali i La Ligës, Valencia. /Lajmi.net/