Lojtari më i mirë i Milanit transferohet në Real Madrid

Forma e mirë e Susos këtë edicion, duke qenë lojtari më performancën më të mirë te Milani, ka bërë që transferimin e tij ta vlerësojë seriozisht skuadra mbretërore.

Sport

10/11/2017 16:13

Lojtari kryesor i Milanit, Suso, mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

23 vjeçari po kërkohet nga skuadra e madhe spanjolle, Real Madrid, shkruajnë mediet në Itali, përcjell lajmi.net.

Forma e mirë e Susos këtë edicion, duke qenë lojtari më performancën më të mirë te Milani, ka bërë që transferimin e tij ta vlerësojë seriozisht skuadra mbretërore.

Ky transferim mund të bëhet më i lehtë kur dihet se ëndrra e futbollistit është që të luaj në Real Madrid, diçka që e ka vërtetuar babai i tij pak ditë më parë.

Këtë edicion Suso te Milani, ka shënuar pesë gola, e njërin prej tyre ia ka shënuar Interit./Lajmi.net/