Lojtari e ëndërron të luajë për Interin

Inter e ka në dorë të ardhmen e një lojtari.

Sport

15/01/2019 10:08

Gabriel Barbosa e ëndërron rikthimin te Interi.

Sulmuesi brazilian aktualisht është në huazim te Flamengo, por ai e dëshiron rikthimin te nerazurët, përcjell lajmi.net.

Barbosa dështoi ta tregonte veten në herën e parë te Inter, ndërsa tani e kërkon edhe një shans.

Braziliani do të jetë në huazim te Flamengo deri në fund të këtij sezoni, pastaj nerzaurët do të vendosin se çfarë do të bëjnë me të ardhmen e tij. /Lajmi.net/