Lojtarët e Man Utd të pakënaqur me Mourinhon, arsyeja Matic

Manchester United ka pësuar humbje në vikend, ndaj rivalëve të qytetit, Manchester City, me rezultatin 3:1.

Sport

12/11/2018 23:22

“Citizens” ishin më të mirë se “djajtë e kuq” në çdo aspekt të lojës, duke dominuar dhe duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Mirëpo, përveç humbjes, lojtarët e United duket se janë të pakënaqur edhe me një fakt tjetër.

“The Times” shkruan se Jose Mourinho ka shkaktuar pakënaqësi në dhomat e zhveshjes së United, duke zgjedhur Matic të startojë çdo herë që ai është i gatshëm.

Matic ka luajtur në 35 nga 38 ndeshjet në sezonin e kaluar për “djajtë e kuq”. Ai gjithashtu është paraqitur në çdo lojë që nuk ishte i lënduar këtë sezon.

Suporti i Mourinhos për serbin i ka befasuar disa lojtarë dhe stafin e United, të cilët ndihen se Matic është i paprekshëm pa marrë parasysh formës së tij. /Lajmi.net/