“Lojtarët e Man Utd duhet ta injorojnë Mourinhon, secila lojë duket si krizë”

Kritikat në adresën e Jose Mourinhos nuk kanë ndërmend të ndalen.

Sport

15/12/2018 21:08

Së fundmi, është legjenda e Arsenal, Martin Keown i cili ka lëshuar disa komente për trajnerin portugez.

Ai ka dhënë mendimin se lojtarët e United duhet ta braktisin trajnerin e tyre dhe të mos i përfillin urdhrat e tij.

„Këto performanca të United janë prej më të dobëtave në 25 vitet e fundit” ka thënë ish reprezentuesi anglez, transmeton lajmi.net.

„Lojtarët e United duhet të ndalojnë së dëgjuari Mourinhon. Nëse kjo është si iu është thënë të luajnë, ata duhet të luajnë sipas dëshirës së tyre. Nuk e di më identitetin e kësaj skuadre“ ka vazhduar Keown.

Mourinho do ta ketë një test mjaft të vështirë në fundjavë, në ndeshjen kundër Liverpool. /Lajmi.net/