Llorente: Ja çfarë do t’i bëjmë Realit

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente beson se skuadra e tij mund t’i shkaktojë telashe Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

30/04/2015 11:10

Fernando Llorente beson se Juventus ka atë që nevojitet për ta befasuar Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Serie A nuk është kualifikuar në finalen e madhe nga edicioni 2002-03 kur u mposht nga Milan pas penalltive, dhe Llorente beson se mund ta befasojnë Realin.

“Na nevojitet një paraqitje perfekte kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Llorente për “Mediaset Premium”.

“Jam optimist se mund t’u shkaktojmë telashe”, u shpreh ai.