Liverpooli me ofertë për Alcacer

Skuadra e Liverpoolit duket se ka vendosur të bëj ofertë për sulmuesin e Valencias, Paco Alcacer, i cili ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës së tij.

Sport

06/01/2015 09:31

Spanjolli ka kaluar formë fantastike këtë edicion dhe madje është ftuar edhe nga Vicente del Bosque në skuadrën e Furisë së Kuqe.

Lojtari i talentuar i Valencias kushton afërsisht 14.1 milionë funte dhe The Reds janë gati të ofrojnë paratë e kërkuara për shërbimet e Alcacer.

Përndryshe, Liverpooli tashmë e një kohë të gjatë është duke shikuar të forcojë fazën ofanzive, e cila ka dështuar në gjysmën e parë të këtij sezoni.