Liverpooli e shkatërron Tottenhamin, bëhet lider

Liverpooli e ka shkatërruar Tottenhamin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 4:0, në njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 32-të të kampionatit anglez, Premierligë. Reds e kanë nisur serinë e golave qysh në minutën e dytë, kur Younes Kaboul shënoi autogol. Luis Suarez e dyfishoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa Philippe…

Sport

30/03/2014 16:50

Liverpooli e ka shkatërruar Tottenhamin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 4:0, në njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 32-të të kampionatit anglez, Premierligë.

Reds e kanë nisur serinë e golave qysh në minutën e dytë, kur Younes Kaboul shënoi autogol.

Luis Suarez e dyfishoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa Philippe Coutinho e ngriti avantazhin në minutën e 55-të.

Kurse, vulë këtij takimi i dha Jordan Henderson, me golin e realizuar nga faulli në minutën e 75-të.

Falë kësaj fitoreje dhe barazimit të djeshëm të Manchester Cityt me Arsenalin, Liverpooli e mori primatin në kampionatni anglez me 71 pikë të grumbulluara.