Liverpool humb 50 milionë funte

Liverpool humbi gati 50 milionë funte gjatë edicionit 2012-13, por klubi beson se është duke shkuar në rrugën e duhur nga aspekti komercial. Borxhet e stinorit të shkuar për klubin nga Anfield kanë rënë për 29% në 45.1 milionë funte, kurse të hyrat janë rritur për 9% në 206.1 milionë funte. Një investim prej 46.8…

Sport

04/03/2014 14:29

Liverpool humbi gati 50 milionë funte gjatë edicionit 2012-13, por klubi beson se është duke shkuar në rrugën e duhur nga aspekti komercial.

Borxhet e stinorit të shkuar për klubin nga Anfield kanë rënë për 29% në 45.1 milionë funte, kurse të hyrat janë rritur për 9% në 206.1 milionë funte.

Një investim prej 46.8 milionë funtesh nga pronari i Liverpoolit, Fenway Sports Group i mundësoi klubit që të paguajë një hua të stadiumit. Liverpool, që aktualisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë pas Chelseas, shpreson të luajë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Ata nuk kanë marrë pjesë në garën elite për klube nga edicioni 2009-10, dhe kualifikimi do të siguronte marrëveshje më të majme financiare.

“Këto rezultate dëshmojnë se fuqia financiare e klubit vazhdon të përmirësohet dhe kështu do të transferojmë klubin në fushë dhe jashtë saj”, deklaroi drejtori i marketingut, Ian Ayre.