Lista e futbollistëve që do të largohen nga Barcelona

“Mundo Deportivo” raporton se disa futbollistë të Barcelonës pritet të shiten në janar.

Sport

09/12/2017 08:15

Barcelona po bëhet gati për largimin e disa prej futbollistëve të pakënaqur në klub.

Javier Mascherano është më i riu që ka shfaqur dëshirën e tij për largim nga Camp Nou.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se ka edhe të tjerë që pritet të shiten në janar.

Arda Turan, Rafinha, Aleix Vidal dhe Gerard Deulofeu po ashtu pritet të gjejnë skuadra të reja në afatin kalimtar dimëror, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona mund t’i përdorë fondet nga shitja e tyre për të sjellë përforcime të reja në skuadër. /Lajmi.net/