Lista e Barcelonës për ndeshjen ndaj Sevilla, mungon Messi dhe ylli i mesfushës

Trajneri Ernesto Valverde ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Sevilla.

Sport

22/01/2019 21:02

Në list mungojnë dy prej lojtarëve kryesor në organizimin e lojës së skuadrës së Barcelonës.

Lionel Messi, Sergio Busquets, Samper dhe Murrillo nuk do të jenë të në dispozicion të trajnerit, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, si pasojë e lëndimit do të mungojnë edhe Samuel Umtiti dhe Rafinha Alcantara.

Interesant është fakti se menjëherë në listë është futur Kevin Prince Boateng, i cili dje u transferua nga Sassuolo. /Lajmi.net/