Lippi: Ky duhet të jetë vendimi i UEFA-së për Ronaldon

Marcello Lippi ka komentuar kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos ndaj Valencias.

Sport

21/09/2018 09:29

Marcello Lippi ka ftuar UEFA-në të mos e dënojë Cristiano Ronaldon për përjashtimin e tij me karton të kuq ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

Ish trajneri i Juventusit beson se sulmuesi portugez nuk e meritoi përjashtimin në Mestalla.

“Nuk mund të kthehemi prapa sepse Ronaldo është përjashtuar dhe ndeshja ka përfunduar”, deklaroi Lippi, përcjell “lajmi.net”.

“Por, e kemi kuptuar se suspendimi do të ishte absurd andaj duhet të mos dënohet për asnjë ndeshje dhe duhet ta inkuadrojmë menjëherë VAR-in në Champions”, theksoi ai. /Lajmi.net/