Liga e Kombeve: Këto super-ndeshje na presin sot

Liga e Kombeve sot vazhdon me ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së tretë.

Sport

12/10/2018 09:38

Plot shtatë ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Ligën A, ku luhen dy ndeshje tejet interesante.

Kombëtarja e Belgjikës do të takohet me Zvicrën e shqiptarëve, me fillim nga ora 20:45.

Në orar  të njëjtë, luhet edhe një ndeshje tjetër që pritet të ketë interesimin e madh të tifozëve, ajo mes Kroacisë dhe Anglisë.

Ndeshjet tjera të parapara për t’u zhvilluar sot janë:

Austri – Irlandë e Veriut

Estoni – Finlandë

Greqi – Hungari

Bjellorusi – Luksemburg

Moldavi – San Marino

/Lajmi.net/