“Liga e Kampionëve, objektiv i Bayern Munich”

Drejtori i ri sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka thënë se skuadra e tij duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve në sezonin 2017/2018.

Sport

02/08/2017 08:11

Bavarezët titullin e fundit të Ligës së Kampionëve e kanë fituar në vitin 2013, ku mposhten në finale Borussia Dortmundin, e nga ajo kohë, kanë parë Real Madridin teksa ka triumfuar tri në garën elitare evropiane.

“Liga e Kampionëve me të vërtetë është qëllimi ynë”, ka deklaruar Salihamidzic për ‘Goal.com’ në një intervistë para se të emërohej drejtor sportiv i Bayernit.

“Real Madrid ka pasur paraqitje madhështore në Ligën e Kampionëve në katër vitet e fundit. Ata kanë fituar tre herë. Është diçka e madhe që duhet ta bëjmë ne”./Lajmi.net/