Lexus bën zyrtar çmimin për modelin 2015 Lexus RC Coupe

Lexus ka zbuluar çmimin zyrtar të modeleve RC.

Auto & Tek

14/11/2014 16:04

Ne më herët kishim raportuar informatat për çmimin e gjithë modeleve RC F, por tani Lexus ka zbuluar çmimin zyrtar për gjithë linjën e modeleve RC, duke përfshirë edhe ato të përmirësuarat.

Tani, vetura 2015 Lexus RC është e gatshme për tu blerë me një çmim prej $43,715, duke përfshirë edhe shpenzimet e dërgesës prej $925, transmeton Lajmi.net.

Blerësit do të mund të zgjedhin në mes të një numri të opsioneve në paketat e bazuara në 2015 Lexus 350.

Vetura është madhështore si në pamjen e jashtme të saj ashtu edhe në atë të brendshme, me një paketë luksoze që mund t’i shtohet vetëm për $8733.