“L’Equipe” zbulon klubin e ri të Ronaldos (FOTO)

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Real Madrid.

Sport

21/06/2017 07:24

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid por jo për t’u rikthyer në Manchester United.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se Paris Saint-Germain është i gatshëm të niset në mision për blerjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo thuhet se ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, Manchester United nuk duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Paris Saint-Germain do ta tentojë transferimin e tij. /Lajmi.net/