Leonard – LeBron, kjo është përgjigja briliante e Kyrie Irving

Yllit të Boston Celtics, Kyrie Irving, i është kërkuar të bëjë krahasimin mes Kawhi Leonard dhe LeBron James.

Sport

22/10/2018 16:49

Pyetja nga gazetarët ishte: “A të kujton përgatitja fizike e Kawhi, LeBron Jamesin”, shkruan lajmi.net.

Organizatori i Celtics nuk dha përgjigje konkrete, megjithatë përgjigjën të cilën e dha, ishte briliante.

“Trajneri Stevens më ka thënë se krahasimi “vjedh” kënaqësinë. Kështu që, unë nuk do t’i krahasojë. Do të kënaqem me atë që sjellë Kawhi dhe me ato që LeBron sjellë në lojë” ka thënë Irving.

Kyrie Irving ka luajtur krahas LeBron James, me skuadrën e Cleveland Cavaliers, ku edhe u shpallën kampionë./Lajmi.net/