Lëndohet Vidal

Arturo Vidal ishte një prej futbollistëve më të kërkuar nga Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, ai mbeti në Juventus. Por, një zhvillim i fundit mund të bëjë gjigantin anglez të gëzohet për mosardhjen e tij.

Sport

05/09/2014 09:55

Manchester United dhe tifozët e tij mund të gëzohen që nuk e transferuan mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli kilian ishte një prej futbollistëve më të kërkuar nga Louis van Gaal, por në fund qëndroi tek kampioni i Italisë. Vidal në vitin e fundit ka vuajtur nga problemet me gjurin dhe u operua pak para Kampionatit botëror, ku prapë luajti me Kilin.

Mirëpo, mediat italiane kanë njoftuar se mesfushori ka pësuar një lëndim të ri të gjurit e që dyshohet se mund të jetë serioz.

Andaj, tifozët e Unitedit që e prisnin me padurim ardhjen e Vidalit, sot mund të gëzohen që ai nuk përfundoi në Old Trafford, me probleme fizike.