Lëndohet Reus, rasti i Januzajt

Marco Reus nuk do të paraqitet ndaj Krasnodarit në Europa Ligë.

Sport

16/09/2015 20:17

Trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, e ka konfirmuar mungesën e Marco Reus për ndeshjen ndaj Krasnodar në Europa Ligë, si rezultat i lëndimit.

Tuchel më tutje ka thënë se edhe përkundër mungesës së gjermanit, ata në skuadër e kanë Adnan Januzajn i cili mund të startojë nga minuta e parë.

“Fatkeqësisht Reus nuk do të luaj nesër. Por, ne jemi të lumtur me Januzajn që prej ardhjes së tij. Ai menjëherë ka qenë pjesë e skuadrës dhe talenti i tij është i dukshëm”, tha Tuchel.

“Ai është një opsion për nesër, ai ende duhet të përshtatet me ritmin, por ne besojmë ne të”, përfundoi ai.