Lëndohet Diego Costa

Alarm te Atletico Madrid. Sulmuesi kryesor i këtij ekipi, Diego Costa, mund të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të fundjavës ndaj Malagas, për shkak të një tërheqjeje muskulore.

Sport

09/05/2014 12:21

Diego Costa ua ka futur frikën në palcë tifozëve të Atletico Madridit. Në fakt, sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle e ka pësuar një tërheqje muskulore dhe mund të mungojë në ndeshjen mjaft të rëndësishme të fundjavës ndaj Malagas.

Sulmuesi i rrezikshëm e ka bërë një kontroll të premten në Clinica Fremap de Majadahonda, dhe është vërtetuar tërheqja muskulore.

Ka gjasa që trajneri Diego Simeone ta pushojë Costan për ndeshjet edhe më të rëndësishme, ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe ndaj Real Madridit në Lisbonë, në finale të Ligës së Kampionëve.