Lëndohet Di Maria

Manchester United si duket është skuadra më e pafatë në botë, pasi superylli i skuadrës, Angel Di Maria ka pësuar një lëndim.

Sport

29/11/2014 16:48

Superylli i skuadrës së Manchester United ka pësuar një lëndim në ndeshjen e cila po zhvillohet tani kundër skuadrës së Hull Cityt.

Ai u lëndua në fillim të takimit, më staktësisht në minutën e 14’, dhe si pasojë e kësaj, u largua nga fusha e lojës.

Në vend të tij u fut në lojë Ander Herrera. Ende nuk dihet sesa serioz është dëmtimi i argjentinasit, pasi ende nuk kanë dalur lajme zyrtare rreth gjendjes së tij.