Lëndim i rëndë i ‘përforcimit të Realit’ (Video)

Mbrojtësi i Portos, Danilo, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë lojtar i Realit gjatë kësaj vere, ka pësuar një lëndim në takimin kundër Baselit.

Sport

10/03/2015 22:14

Mbrojtësi i Portos, Danilo, i cili tashmë ka filluar të quhet si përforcim i ri i Realit, ka pësuar një lëndim mjaft të rëndë në takimin kundër Baselit.

Ai në minutën e 22’ bëri një përplasje me portierin e skuadrës së tij, Fabianon, duke mbetur kështu i shtrirë në kokë.

Përndryshe, Danilo e kishte të pamundur ta vazhdonte lojën, dhe kështu u zëvendësua nga bashkëlojtari i tij, Martins Indi.

https://vine.co/v/O9uEOUgrjwz