Legjenda Sergio Ramos

Sergio Ramos ka një karrierë për lakmi. Pak futbollistë në moshën e tij mund të krenohen nga numri më i madh i paraqitjeve në elitën e futbollit: 543 në moshën prej vetëm 27-vjeç. Ai e ka vendosur një standard edhe në ekipin e Spanjës, ku ka zhvilluar 115 ndeshje. Një vit më parë, ai u…

Sport

30/01/2014 14:00

Sergio Ramos ka një karrierë për lakmi. Pak futbollistë në moshën e tij mund të krenohen nga numri më i madh i paraqitjeve në elitën e futbollit: 543 në moshën prej vetëm 27-vjeç.

Ai e ka vendosur një standard edhe në ekipin e Spanjës, ku ka zhvilluar 115 ndeshje.

Një vit më parë, ai u bë futbollisti më i ri në histori që luajti ndeshjen e 100’të për La Roja dhe në Brazil, do të kalojë Kampionatin botëror të tretë në karrierën e deritashme.

Ramos debutoi tek Sevilla si 17-vjeç dhe iu bashkua Real Madridit në moshën 19-vjeç, pas 49 ndeshjesh brenda një viti e gjysmë andaj feston dhjetë vjetorin e debutimit në La Ligë.

Kurse, sot ai është rrugës për në shifrën prej 400 paraqitjesh për Realin, objektiv të cilin mund ta realizojë deri në fund të këtij sezoni, statistikë e cila është arritur nga vetëm 19 futbollistë në histori të gjigantit nga Santiago Bernabeu.

Kabineti i trofeve të tij nuk është aspak i keq. Me Spanjën fitoi Kampionatin botëror dhe dy herë me radhë Kampionatin evropian, kurse është shpallur kampion i Evropës edhe me skuadrën U-19 më 2004.

Ndërsa, me Realin shijoi tre tituj në La Ligë dhe dy Superkupa të Spanjës.