Legjenda Maldini zgjedh portierin më të mirë në Serie A

Paolo Maldini mendoj se portieri i Romës, Alisson, është portieri më i mirë në Serie A.

Sport

14/04/2018 17:25

Portieri brazilian i Romës, Alisson, është vlerësuar lartë nga ish mbrojtësi i Milanit, Paolo Maldini, të cilin e cilëson si më të mirin në botë.

Këtë koment Maldini e ka bërë teksa ka folur për derbin e fundjavës mes Lazios dhe Romës, që luhet nesër (e diel) nga ora 20:45.

“Krahasimet mes Immobiles dhe Alisson? Nuk mendoj se do të jetë një ditë e keqe për Alissonin, sipas meje, ai është portieri më i mirë në kampionatin italian”, ka deklaruar Maldini, derisa pret një sfidë interesante mes sulmuesit të Lazios dhe portierit të Romës.

Alisson është vetëm 25 vjeçar, dhe te Roma është transferuar në vitin 2016 nga brazilianët e Internacional./Lajmi.net/