Legjenda Maldini flet për vërshëllimat që mori nga ultrasët e Milanit, në ndeshjen lamtumirëse

Milani i sezonit të ri do të ketë disa ndryshime dhe një prej të cilave mund të jetë pikërisht ish-kapiteni.

Sport

20/05/2018 10:34

Paolo Maldini, në një deklaratë për mediat italiane, ka folur mbi lamtumirën e tij, ditë në të cilën u vërshëllye edhe nga disa tifozë kuqezi.

Lidhur me episodin, 49- vjeçari deklaroi: “U ndjeva keq për momentin, por më pas nuk e mendova më atë ngjarje. Fundja, asnjëherë nuk jam identifikuar me tifozët ultras”.

Milani i sezonit të ri do të ketë disa ndryshime dhe një prej të cilave mund të jetë pikërisht ish-kapiteni.

“E kam thënë shpesh që të ardhmes nuk i dihet. Kur Milani kaloi në duart e Jonghong Li pata disa biseda, por m’u ofrua një rol fasade. Ishte kjo arsyeja që refuzova rikthimin tim në klub”, sqaroi Maldini.