Legjenda e Turqisë i thur lavde Kosovës

Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0 në saje të dy golave të pranuar në pjesën e dytë.

Sport

12/11/2016 21:42

Sergen Yalcin, legjenda e kombëtares turke, ka folur pas takimit mes kombëtares turke dhe Kosovës.

Ai ka lavdëruar përfaqësuesen kosovare për paraqitjen ndërsa ka kritikuar kombëtaren turke, transmeton Telegrafi.

“Turqia pas shënimit të dy golave u lirua si shumë dhe mezi pritnin të përfundonin loja. Kjo nuk duhet të ndodh pasi që Kosova ishte e rrezikshme me kundër sulme. Ata patën një paraqitje të mirë ndërsa në disa raste edhe kanë mundur të shënonin si në pjesën e parë. Të shohim se çfarë do të ndodh deri në fund të kualifikimeve”, tha Yalcin.

Ndryshe, pas kësaj fitore, Turqia zë pozitën e katërt me pesë pikë të grupit I, ndërsa Kosova renditet e fundit me një pikë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.