Legjenda e Gjermanisë: Ky është klubi i ri i Kloppit

Legjenda e Gjermanisë, Eckhard Krautzun ka bërë të ditur se Jurgen Klopp i ka thënë se do ta drejtojë Manchester Unitedin në të ardhmen.

Sport

05/06/2015 18:30

Legjenda e Gjermanisë, Eckhard Krautzun ka insistuar se Jurgen Klopp i ka thënë se do ta drejtojë Manchester Unitedin në të ardhmen.

Klopp u largua nga Borussia Dortmund më 1 korrik dhe ka thënë se do të pushojë për një vit.

Por, Krautzun, i cili punoi së bashku me Kloppin në Mainz, ka thënë se ai i ka thënë se do të përfundojë në Old Trafford.

I pyetur nëse Klopp do të ishte perfekt për Premierligë. Krautzun tha për “Goal”: “Perfekt? Nuk e di. Por, Jurgen flet anglisht. Dhe, ne kemi biseduar për Unitedin. Ai një herë më tha se një ditë, pasi të mos jetë më në Dortmund, Manchester United do të jetë klubi i tij”, u shpreh ai.