Lazio befason me vendimin për Savic

Claudio Lotito ka theksuar se Sergej Milinkovic-Savic nuk është në shitje.

Sport

16/01/2018 09:14

Claudio Lotito e ka blinduar mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic.

Presidenti i Lazios ka bërë të ditur se ylli serb nuk është në shitje. Savic ka zgjuar interesim nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Por, Lotito nuk dëshiron ta shesë.

“Nuk më intereson çmimi i tij. Nuk është në shitje”, deklaroi Lotito për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Savic ka zgjuar interesim nga Juventus dhe Manchester United. /Lajmi.net/