Largohet Marchetti, gëzohet Berisha

Etrit Berisha nuk është paraqitur në ndeshjet e fundit të Lazios. Portieri kosovar është rikthyer në rolin e rezervistit nga trajneri Edy Reja që ka filluar të preferojë Federico Marchettin në vend të tij. Mirëpo, gjendja mund të rikthehet ashtu siç ishte në fillim të këtij viti kur Berisha luajti vazhdimisht në portën e Lazios,…

Sport

19/03/2014 14:51

Etrit Berisha nuk është paraqitur në ndeshjet e fundit të Lazios.

Portieri kosovar është rikthyer në rolin e rezervistit nga trajneri Edy Reja që ka filluar të preferojë Federico Marchettin në vend të tij.

Mirëpo, gjendja mund të rikthehet ashtu siç ishte në fillim të këtij viti kur Berisha luajti vazhdimisht në portën e Lazios, por vetëm nga edicioni i ri i garave.

Napoli ka shprehur interesim për transferimin e Marchettit, dhe sipas televizionit italian Mediaset ekziston mundësia që portieri të kalojë tek rivali nga San Paolo, ku Pepe Reina vështirë se do të vazhdojë periudhën e huazimit nga Liverpool.

Përveç Marchettit, Napoli është i interesuar edhe për mesfushorin e Lazios, Senad Lulic.