Largimi i Ronaldos, befasi e madhe nga James

Largimi i Cristiano Ronaldos do të ndryshojë planin e Real Madridit në afatin kalimtar.

Sport

19/06/2017 14:54

Sipas informacioneve të fundit të “Don Balon”, e ardhmja e James Rodriguez lidhet tani me vendimin e Ronaldos.

Nëse portugezi vendos të largohet, Reali do të duhet që ta mbajë Jamesin në skuadër, përcjellë “Lajmi.net”.

Largimi i Ronaldos do të krijonte mjaftueshëm hapësira për James, që kërkon një vend titullari.

Po ashtu, deri më tani Reali nuk e ka pranuar asnjë ofertë prej 80 milionë eurosh për Rodriguez, aq sa kërkon për shërbimet e tij. /Lajmi.net/