Lamtumirë Ronaldo, ja çfarë janë duke bërë Bale dhe Benzema

Gareth Bale dhe Karim Benzema kanë shënuar përmirësime pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Sport

03/09/2018 07:19

Real Madrid ka ndryshuar përgjegjësitë e sulmit pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Gareth Bale dhe Karim Benzema janë përmirësuar dukshëm në ndeshjet e para të sezonit të ri në mungesë të yllit portugez.

“Mundo Deportivo” shkruan se Benzema është përmirësuar në rolin e qendërsulmuesit, përcjell “lajmi.net”.

Por, edhe Bale duket më mirë duke shfrytëzuar më mirë lojën e ekipit të trajnerit, Julen Lopetegui. /Lajmi.net/