Lamtumirë Real Madrid, Kovacic kthehet në Serie A

Roma është e gatshme ta rikthejë në Serie A.

Sport

08/02/2018 09:17

Mateo Kovacic ka ofertë për rikthim në Serie A.

Mesfushori kroat mund të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Kovacic nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në Santiago Bernabeu.

Mediat italiane raportojnë se Roma është e gatshme ta rikthejë në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Kovacic së fundmi kërkohej edhe nga Milan por Real Madrid nuk deshi ta huazojë te skuadra nga San Siro. /Lajmi.net/