Lamtumirë PSG, Neymar transferohet te gjigantët e Evropës për 300 milionë euro

Viti 2018 në futboll mund të sjellë shumë gjëra, e njëra prej tyre mund të jetë edhe largimi i Neymar nga Paris Saint Germain.

Sport

12/02/2018 16:56

26 vjeçari brazilian që verën e kaluar iu bashkua PSG-së për 222 milionë euro, mund të ndryshojë skuadër, shkaku i pakënaqësive që ka te skuadra franceze.

Destinacion i ri për Neymarin, do të jetë një “vend i vjetër”, Spanja.

Neymar sipas raportimeve të fundit në Francë, këtë verë do të transferohet te Real Madridi, për 300 milionë euro, duke e zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Rreth këtij transferimi ka folur edhe Marcelo, duke deklaruar se Neymar një ditë do t’i bashkohet Real Madridit./Lajmi.net/