Lamtumirë Man Utd, Mkhitaryan në Serie A

Henrikh Mkhitaryan mund të largohet nga Manchester United duke u transferuar në Serie A.

Sport

13/12/2017 09:29

Inter është i gatshëm të realizojë një marrëveshje të madhe me Manchester United.

Mediat italiane raportojnë se “Nerazzurrët” janë të gatshëm ta ofrojnë mesfushorin Joao Mario në ofertë për transferimin e Henrikh Mkhitaryan.

Reprezentuesi armen dëshiron të gjejë një ekip të ri ku mund të luajë me vazhdimësi, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai ka zgjuar interesim nga Inter por Manchester United kërkon Marion në ofertë për lirimin e Mkhitaryan. /Lajmi.net/