Lamtumirë Liverpool! Lojtari po kalon te rivali i Premierligës

Divock Origi nuk është në planet e Liverpoolit.

Merkato

21/10/2018 19:48

Liverpooli dëshiron që ta shes Divock Origin në afatin e janarit.

Skuadra angleze nuk llogaritë në shërbimet e lojtarit, andaj janë të hapur për largimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Everton po e monitoron situatën e tij, andaj do të tentoj transferimin e tij në këtë afat që po vjen.

Liverpooli kërkon 20 milionë funte nga shitja e Origit, ndërsa rivali i tyre nuk ofron më shumë se 13 milionë. /Lajmi.net/