Lamtumirë Juventus, Dybala në Premierligë? (FOTO)

Manchester United është i gatshëm të paraqes ofertë të madhe për transferimin e tij në verën e vitit 2018.

Merkato

26/09/2017 09:15

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus duke u transferuar në Premierligë.

Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni duke realizuar 10 gola në 6 xhirot e para në Serie A.

Por, tabloidi britanik “Mirror” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit anglez.

Manchester United është i gatshëm të paraqes ofertë të madhe për transferimin e tij në verën e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Dybala gjatë verës kërkohej nga Barcelona por nuk u largua nga Juventus. /Lajmi.net/