Lamtumirë Juventus

Po afron mbyllja e aventurës së Dani Alves te Juventus, pas vetëm një sezoni.

Sport

19/06/2017 20:50

Është bërë takimi mes menaxherit të futbollistit brazilian dhe drejtuesve bardhezi në selinë e klubit në Torino. Palët kanë vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit dhe prishjen e kontratës, që ishte deri në qershor 2018.

Në këtë pikë, lojtari do të kishte të drejtë të shkojë te Manchester City i Pep Guardiola, që me shumë gjasa do të jetë ekipi i tij i ardhshëm.

Dani Alves erdhi te Juventus gjatë verës së kaluar, me parametër zero nga Barcelona. Një përforcim i marrë për përvojën në Champions League.

Sezoni i tij me “Zonjën e Vjetër” mbetet pozitiv, pavarësisht nuk humbja në finalen e Champions League.

Ai fitoi titullin dhe Kupën e Italisë dhe u pëlqye nga tifozët edhe për simpatinë jashtë fushës së lojës, por kohët e fundit gjërat ndryshuan radikalisht dhe askush nuk e donte më, pasi tha: “Dybala duhet të largohet nga Juventus për t’u bërë futbollist i madh”.