Lamtumirë Dortmund, Aubameyang niset te klubi i ri

Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga qyteti për në aeroport dhe me aeroplan privat pritet të mbërrijë në Londër.

Sport

30/01/2018 15:13

Pierre-Emerick Aubameyang është në prag të finalizimit të marrëveshjes për transferim në Arsenal.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është larguar nga qyteti për në aeroport dhe me aeroplan privat pritet të mbërrijë në Londër.

Sulmuesi i Dortmundit do të jetë zëvendësues i Alexis Sanchezit te Arsenali, pasi ky i fundit iu bashkua Manchester Unitedit javë më parë. /Lajmi.net/