Lamtumirë Courtois, Chelsea ka dy opsione për portier të ri

Thiubaut Courtois do të largohet nga Chelsea në drejtim të Real Madridit.

Sport

18/07/2018 10:44

Chelsea ka dy kandidatë për portier të ri.

“Sky Sports News” ka bërë të ditur se “Blues” konsiderojnë rikthimin e Petr Cech nga Arsenal, ose transferimin e portierit të Leicester Cityt, Kasper Schmeichel.

Thiubaut Courtois do të largohet nga Chelsea në drejtim të Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Alisson Becker nga Roma kushton shtrenjtë andaj “Blues” kanë identifikuar dy objektiva të ri për portën në sezonin e ri. /Lajmi.net/