Lamtumirë Chelsea!

Cesc Fabregas mund të largohet si futbollist i lirë nga Chelsea.

Sport

11/09/2018 09:58

Chelsea mund ta humb mesfushorin Cesc Fabregas si futbollist i lirë në qershorin e vitit 2019.

“Daily Express” shkruan se e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A te skuadra e Milanit.

Ish mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai nga janari do të jetë i lirë të negociojë me një klub të ri, në lidhje me transferim si futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/