Lamtumirë Bayern Munich

Dietmar Hamann beson se Bastian Schweinsteiger do të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

24/04/2015 11:57

Ish reprezentuesi gjerman Dietmar Hamann beson se Bastian Schweinsteiger do të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ylli i gjigantit bavarez ishte rezervist në fitoren 6:1 ndaj Portos në Ligën e Kampionëve të martën derisa Pep Guardiola preferoi Xabi Alonson në mesfushë.

Dhe, Hamann beson se prezenca e spanjollit do ta detyrojë Schweinsteigerin të largohet.

“Ndeshja kundër Portos kishte rëndësi për të dy futbollistët në veçanti”, deklaroi Hamann për “Kicker”.

“Schweinsteiger duket se ka humbur betejën për një vend në mesfushë nga Xabi Alonso. Nuk mendoj se Schweinsteiger do të luajë ende në Bayern në sezonin e ri”, u shpreh ai.