Lamtumirë Bayern Munich, Vidal në Premierligë për 50 milionë euro

The Sun shkruan se Arturo Vidal kërkohet nga Chelsea.

Sport

10/11/2017 11:09

Bayern Munich mund ta lejojë largimin e mesfushorit Arturo Vidal.

The Sun shkruan se Vidal kërkohet nga Chelsea, kurse kampioni i Bundesligës kërkon 50 milionë euro për shitjen e tij.

Antonio Conte dëshiron të ribashkohet me ish futbollistin e tij nga Juventus, te skuadra kampione nga Premierliga.

Së fundmi, Vidal ka zgjuar interesim edhe nga Inter. /Lajmi.net/