Lakers në krye me LeBron mposhtin Golden State

Los Angeles Lakers ka mposhtur skuadrën e Golden State Warriors (123:113), në ndeshjen që skuadrat zhvilluan në fazën para sezonale.

Sport

11/10/2018 15:59

Me ardhjen e LeBron James në Lakers, padyshim që përballja ndaj GSW pritej me padurim.

Konkurrenca mes “mbretit” dhe skuadrës kampione në fuqi ka ngjallur interes të madh.

Në përballjen e parë mes vete, fitues doli James me skuadrën e tij.

Në fitoren e Lakers më së shumti rol luajtën  Ingram me 26 pikë dhe LeBron James i cili realizoi shifra “double-double” qysh në pjesën e parë të takimit.

Statistikat e “mbretit” janë: 15 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime. /Lajmi.net/