Lajm shumë i keq për Shqipërinë para ndeshjes me Spanjën (FOTO) – Lajmi.net
Lajm shumë i keq për Shqipërinë para ndeshjes me Spanjën (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 10:45, 6 September 2017
Mungesat e tyre do ti krijojnë jo pak vështiësi trajnerit Panuçi, pasi bëhet fjalë për tre titullarë fiks.

Sfida e radhës në kualifikueset e Botërorit 2018, më 6 Tetor në Alikantë përballë Spanjës është një nga ato duele që të gjithë futbollistët e ëndërrojnë. Një ëndërr e ndërprerë për tre yjet kuqezi, Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi.

Të tre këta futbollistë do ta humbasin trasfertën e luksit përballë kampionëve të botës. Shkak janë bërë kartonët e verdhë të marrë në duelin në Strumicë, ku Kombëtarja barazoi 1-1 përballë Maqedonisë. Pas ndëshkimeve gjatë lojës, tre lojtarët do të jenë të pezulluar për ndeshjen e radhës, pasi plotësuan numrin e dy kartonëve.

Mungesat e tyre do ti krijojnë jo pak vështiësi trajnerit Panuçi, pasi bëhet fjalë për tre titullarë fiks. Mavraj mbetet një garanci në qendër të mbrojtjes, aty ku tashmë përveç Ajetit alternativa mbeten Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli. Shqetësuese edhe mungesa e Kukelit në qendër të mesfushës, por që është përshtatur edhe si mbrojtës.

Një element që ndihmon në fazën difensive, shërben për të ekuilibruar skuadrën dhe kujdeset për organizimin e lojës. Migjen Basha është një alternativë cilësore, megjithatë në vitet e fundit Shqipëria ka treguar që e ndjen mungesën e Kukelit sa herë që gjakovari 33-vjeçar nuk është në fushë.

Në fazën ofensive problematike do të jetë mungesa e Odise Roshit. Jo vetëm për faktin se shënoi dy gola në dy ndeshet ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë, por edhe sepse fieraku ishte i vetmi lojtar krahu që me Panuçin nuk e diskutoi në asnjë rast formacionin.

Alternativat nuk mungojnë, sepse pas pezullimit të Roshit mbeten pesë lojtarë në garë për dy vende në krahët e sulmit: Hyka, Grezda, Latifi, Llullaku dhe Ahmedi. Panuçi do të ketë në dispozicion një muaj që të zgjidhë dilemat, përpara duelit të luksit në Spanjë.


Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bubble Trouble