Lajm i keq nga Shkodra, “zhduken” tifozët (FOTO)

Shiu që ka filluar të bie në Shkodër ka zhvendosur tifozët e Kosovës dhe Kroacisë nga rruga tek kafiteritë e qytetit.

Sport

06/10/2016 15:10

Tifozët e Kosovës dhe Kroacisë janë zhvendosur nga rrugët e Shkodrës.

Arsyeja ka të bëjë me shiun që filloi të bie dhe festa e tyre ka kaluar tek kafiteritë e qytetit, përcjell “Lajmi.net”.

Mirëpo, ajo nuk është zbehur aspak sepse të dy tifozeritë kanë kënduar së bashku gjatë gjithë ditës, para duelit të madh në mbrëmje në stadiumin “Loro Boriçi”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.