Lajm i madh për Kryeziun dhe Kolollin

Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë pjesë e nominimeve për formacionin e vitit në Superligën e Zvicrës për vitin 2018.

Sport

08/01/2019 21:57

Dyshja e Përfaqësueses së Kosovës, kanë kaluar formë të mirë vitin që lamë pas te skuadrat e tyre në elitën e futbollit zviceran.

Hekuran Kryeziu, një lojtar kyç në formacionin e Kosovës,  ka luajtur me nivele të larta në vitin 2018 si te Luzern e po ashtu edhe te Zurich, pas transferimit që kompletoi gjatë verës.

E njëjta mund të thuhet edhe për Benjamin Kolollin, që nga Laussane Sport kaloi te Zurich, për të shënuar gola të bukur, si në Zvicër e po ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Golat për Kolollin nuk munguan as në Ligën e Kombeve me Kosovën.

Urojmë që kjo dyshe nga Kosova të zë vend në formacionin e vitit 2018 në Zvicër./Lajmi.net/