Lajm i keq për Romën nga Nainggolan

Radja Nainggolan do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Romës kundër Fiorentinës në Serie A..

Sport

05/04/2018 11:54

Radja Nainggolan ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Mediat italiane kanë njoftuar se mesfushori belg do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Romës kundër Fiorentinës në Serie A.

Nainggolan mungoi edhe në humbjen nga Barcelona në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 4:1, përcjell “lajmi.net”.

Nainggolan është një prej futbollistëve kryesorë te skuadra e Romës. /Lajmi.net/