Lajm i keq për Real Madridin, Isco mungon në dy super ndeshje!

Isco do të mungojë edhe në një tjetër ndeshje të madhe pas Bayern Munichut.

Sport

28/04/2018 10:53

Real Madrid ka marrë një lajm edhe më të keq për mesfushorin Isco.

Ylli spanjoll u konfirmua si mungesë në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munichun në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Marca” shkruan se Isco do të mungojë edhe në një tjetër ndeshje të madhe.

Isco vështirë se pritet të rikuperohet nga lëndimi për takimin ndaj Barcelonës në “El Clasico” më 6 maj, përcjell “lajmi.net”.

Lëndimi i Iscos është lajm shumë i keq për Real Madridin pasi mesfushori ka shfaqur formë të mirë në javët e fundit te skuadra e trajnerit Zinedine Zidane. /Lajmi.net/