Lajm i keq për Berishën, kthehet Marchetti

Federico Marchetti është rikuperuar nga lëndimi andaj Etrit Berisha pritet të rikthehet në bankën e rezervistëve tek Lazio.

Sport

11/09/2015 23:30

Federico Marchetti është rikuperuar nga lëndimi dhe Lazio e mirëpret atë.

Por, ky është një lajm më pak pozitiv për reprezentuesin shqiptar, Etrit Berisha që mund të përfundojë në bankën e rezervistëve.

“Federico Marchetti është duke punuar dhe të dielën ishin bërë pikërisht një muaj nga fraktura e brinjëve. Ai ka qenë në gjendje të mirë dhe ka reaguar shpejtë. Është në dispozicion të trajnerit”, thuhet në njoftimin e klubit italian.